03 Maj 2024

LDK: Në Mitrovicë po cenohet demokracia

Mitrovicë, 20 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Mitrovicë në një konferencë për media, protestoi për mungesën e demokracisë në institucionet e pushtetit lokal në Mitrovicë, përkatësisht Kuvendit Komunal, në të cilin po injorohet zëri opozitar që një kohë të gjatë.

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, njëherit edhe deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Sadri Ferati theksoi se opozita në Mitrovicë po injorohet, me këtë po injorohet edhe zëri i qytetarit të cilin opozita e përfaqeson dhe ka obligim ta përqojë tek Kuvendi Komunal.

“Ne kemi një parim bazë se mbi të gjitha ndasitë, bashkëpunimi pozitë-opozitë do të kishte dhënë shenja të zhvillimit të demokracisë, por kjo nuk ka ngjarë në Mitrovicë.\"

\"Përkundrazi, të gjitha iniciativat e LDK-së në Kuvend Komunal kundër rrezikimit të administratës publike, procesit mësimor, rrezikimit të buxhetit dhe pronës komunale, të cilat janë mbështetur në faktografi, nuk janë marë parasysh nga pushteti. Me qenëse i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend, kemi pasur vendime të gabuara nga po i njejti pushtet në fusha të ndryshme”, ka shtuar Ferati.

Më tej ai ka shtuar se kjo konferencë është edhe një ftese edhe për mediat të bëhen pjesë e kësaj proteste që të ngritet zëri kundër kësaj lloj qeverisjeje. Konferenca më pas pasqyroi fakte të mjëftueshme që i mbështesin deklaratat e mësipërme.

“Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me qytetarë mitrovicas, brengat e të cilëve i përfaqësojmë në Kuvend. Të gjitha vizitat që i bëjmë lokaliteteve të ndryshme në Mitrovicë tregojnë një të dhënë konkrete: Mospërmbushja e premtimeve i bën qytetarët të ndihen të mashtruar nga pushteti, ndërkohë që shpresojnë që kjo qeverisje të mos përsëritet më kurrë”, tha Ferati.

Vlen të theksohet që më herët grupi parlamentar i LDK-së në Kuvendin Komunal në Mitrovicë ka ngritur shumë herë zërin në media dhe Kuvend mbi injorim nga ana e pushtetit.

Në këtë kontekst, LDK në Mitrovicë, do të dal me të dhëna të vazhdueshme edhe në ardhmen, ku në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët por edhe me mediat do të shpalos të tjera fakte dhe të gjetura për fusha të ndryshme, ku do të shpaloset edhe alternativa për kapërcimin e gjendjes aktuale të krijuar në komunë.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)