15 Janar 2025

LDK: Në Mitrovicë ka mungesë të disiplinës financiare

Prishtinë, 3 nentor - “Qeverisja komunale në Mitrovicë është një qeverisje e luksit, shpenzimet që është duke i krijuar janë shumë të larta, Komunën më mirë dhe më lirë do ta udhëhiqte një kampani private se ky ekzekutiv” ka thënë Sadri Ferati, kryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë dhe njëherësh deputet i Parlamentit të Kosovës, sot gjatë një takimi me gazetarë.

Komuna e Mitrovicës akoma nuk po arrinë të stabilizohet dhe ka të meta të mëdha që kanë dal në sipërfaqe.

Nga planifikimi I të hyrave për vitn 2012 për të qenë 1 milion e 900 mijë, pra për 200 mijë euro më të mëdha, po të krahasohet 9 mujori I këtij viti me vitin e kaluar ato janë për 100 mijë euro më pak. Pra gjasat janë reale që këtë vit komuna e Mitrovicës nuk do të mund t’i realizojë të hyrat.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse varësisht nga ky planifikim real pastaj varen edhe shumë shpenzime dhe fundi i vitit është kaotik në komunën e Mirtovicës pikërisht për këtë arsye.

Kryetari Ferati më tej ka shtuar se këtë e dëshmojnë dy të dhëna : Në vitin 2007 të hyrat vetanake kanë qenë rreth 1 milion e 570 mijë euro, dhe që në vitin e ardhshëm 2008 kemi rënie të të hyrave vetanake dhe kjo edhe njëherë tregon për përkushtimin e vogël të komunës që të rrit të hyrat vetanake.

Nga ana tjetër po tolerohen shumë borxhe në raport me komunën dhe atë të personave dhe kompanive që kanë mjete të mëdha finansiare. Tolerohen borxhe rreth 1 milion e 500 mijë që ndërtuesit kanë ndaj komunës, ndërsa provon me marrë aty ku s’ka dhe kushtëzohen qytetarët me çështje të ujit, pastaj hedhurinave të ngurta etj.

“Kjo është një disproporcion i madh, prandaj ne i bëjmë thirrje edhe njëherë komunës që t’I çaset planifikimeve reale, të tregojë përkushtim dhe që borxhet të inkasohen conform ligjeve në fuqi” shtoi më tej Ferati.

Ai më tej ka përmenduar se problemi më i madh  është mungesa e planifikimeve të mira, krijimi I borxheve, krijimi i shumë shpenzimeve që nuk kanë qenë të planifikuara, pastaj paratë merren nga kategorive tjera ekonomike.

Ai këtu ka përmendur faturën nga Drejtoria e Shëndetësisë prej 6 mijë euro, kur e njëjta drejtori s’ka pasur fare të paraparë reprezentacion, paratë për këtë faturë janë merrur nga kategoria mallra dhe shërbime.

“Pastaj e kemi faturën e fundit prej 9600 euro për dreka po ashtu që i është faturuar Drejtorisë së Arsimit e cila për tërë  vitin i ka 600 euro reprezentacion ndërsa faturën e ka 9600 euro për një drekë që e kanë pasur në  Hotelin Palace” vijon më tej Ferati duke shpalosur faktografinë për shpërdorimet komunale.

Kryetari Ferati ka shprehuar shqetësimin e tij se edhe këtë vit Komuna e Mitrovicës nuk do të mund t’i paguajë borxhet e shpenzimeve dhe do të hyjë vitin e ardhshëm me borxhe të reja. Kjo tregon jo stabilitetin dhe rrezikon funksionimin e komunës, ndërsa problem tepër i madh mbetet fakti se vazhdojnë shpenzimet tejet komode dhe shumë të mëdha që bën Komuna e Mitrovicës.

Shpenzimet për karburante për vitin 2007 kanë qenë 49 mijë euro ndërsa menjëherë një vit pas ato arrinë shumën prej 87 mijë euro.Kjo është një administratë tepër e shtrenjt për rrethanat e mitrovicasve!

“Parametrat e parë tregojnë se gjendja nuk do të jetë më e mirë dhe ky trend negativ i shpenzimeve vazhdon me një luks të madh që është duke bërë komuna e Mitrovicës. Për shembull tek telefonia e drejtorive kemi shpenzime të pajustifikueshme shto këto edhe kaoset e drejtorive sepse një drejtori harxhon dhe ajo mbulohet me para të një drejtorie tjetër që tregon për harxhime të pakontrolluara.\"

\"Merren mjetet nga larja e makinave dhe konpenzohen nga derivatet e naftës.  Për vitin 2011 janë shpenzuar 76 mijë euro vetëm për 22 vetura dhe nuk e dimë, zyrtarët komunale a janë të punësuar në Mitrovicës, apo njëherë shkojnë në Prishtinë dhe kthehen këtu për t’ia filluar orarit të punës. Mendoj se qytetarët nuk e meritojnë një kosto të tillë aq të lartë në dëm të interesit të tyre.\"

\"Andaj ne thërrasim komunën që së pari t’i rrit të hyrat sepse ato janë në interes të qytetarëve , që të kufizohen dukshëm dhe të ketë një kontroll të shpenzimeve në përgjithësi. Në komunën e Mitrovicës kemi një mungesë të planifikimeve, tejkalime të tyre, shpenzime të pakontrolluara, kaos të shpërndarjes së mjeteve dhe kemi një evidentim të padrejtë nga kategoria në kategori. E tëra kjo komplet tregon  një keqmenaxhim, mungesë të politikave, disiplinës financiare, dhe zbatimit të ligjit në përgjithësi” theksoi Ferati.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)