16 Janar 2025

LDK: Ndryshimet në KQZ s\'janë në harmoni me Kushtetutën

Prishtinë, 17 prill - Ideja e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçit për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qendror Zgjedhor, LDK-së i duket e pavend pasi nuk është në harmoni me Kushtetutën dhe përë këtë një ide e tillë është e parealizueshme.

Në takimin e fundit të liderëve politikë për ndryshimin e Reformës Zgjedhore, kryeministri Thaçi ka propozuar që përbërja anëtareve të KQZ-së të jenë 70 për qind opozitë, 20 për qind pozitë dhe pjesa tjetër të jetë për pakicat dhe shoqërinë civile, shkruan “Tribuna”.

Mirëpo kjo ide, sipas ish-kryetarit të komisionit për Reformë Zgjedhore nga radhët e LDK-së, Haki Demolli, nuk mund të jetësohet, pasi Kushtetuta parasheh kritere tjera.

Në radhë të parë, sipas tij, pengesë për t’u realizuar kjo ide mund të paraqesin minoritetet pakicë të përfaqësuesve në Kuvend të Kosovës.

“Kjo ide nuk mund të realizohet pa e ndryshuar Kushtetutën për arsye se, sipas këtij akti juridik, tani për tani parashihet që 40 për qind të pozitave në KQZ të jenë për minoritetet. Tash a do ta pranojnë minoritetet një gjë të tillë kur dihet se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa 2/3 e minoriteteve, kjo gjë është vështirë të ndodhë. Prandaj mendoj se është e vështirë për t’u realizuar dhe të jetë e zbatueshme në momentin konkret”, ka thënë Demolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)