29 Prill 2024

LDK nderon ish-presidentin Rugova me rastin e ditëlindjes

Prishtinë, 2 dhjetor - Lidhjes Demokratike e Kosovës LDK-ja ka nderuar Presidentin historik, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

 
“Ne sot dolëm si Kryesi e Lidhjes Demokratike e Kosovës t’i bëjmë nderin Presidentit Rugova , kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ditelindjen e tij. Ne gjithmonë kultivojmë respekt shumë të lartë për atë që ai ka bërë për Kosovën, për atë që ai ka bërë për Lidhjen Demokratike, për zhvillimin e rendit demokratik në Kosovë dhe për atë që ai ka bërë si President i Republikës së Kosovës në vënien e bazave të para të shtetit të Kosovës, të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Këto mbesin motot tona të përhershme që ne të punojmë ta forcojmë këtë shtet dhe të respektohet nga vendet e tjera”, theksoi Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, pas homazheve të bëra te varri i Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me rastin 2 Dhjetorit, ditëlindjes së tij.

Më tej, Kryetari Mustafa tha se Presidenti Rugova ka dhënë një kontribut të veçantë, e ka afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Mënyra e tij e komunikimit  dhe prezantimi  i Kosovës ka qenë i vacant, ka qenë i respektuar nga gjithë faktorët ndërkombëtarë të shteteve më të forta, ka qenë një njeri i cili ka krijuar lidhje të veçanta, i cili ka treguar një kulturë të veçanët, gjë që ka lindur nga edukata e tij familjare, nga arsimimi i tij, edhe nga niveli kulturor dhe social që ai ka përfaqësuar”, pohoi Kryetari Mustafa.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, z. Sabri Hamiti, mik dhe bashkëpunëtori shumëvjeçar i Presidentit Rugova, tha se ardhja te shenja e Rugoves, këtu nuk e ka vetëm një kuptim i ka disa kuptime. E para, është ajo që është njerëzore, sepse kemi kaluar një jetë me të, nëpër situata të qeta edhe tronditëse, që ka të bëjë me atë që quhet afërsi njerëzore. E dyta, është me atë që ka bërë ai në themelimin e partisë së parë demokratike shqiptare pas Luftës së Dytë, e cila ka marrë kuptimin e një levizjeje nacionaldemokratike për pavarësine e Kosovës.

E treta është sepse burrështetasi i parë i madh i Kosovës dhe ma i madhi deri më tash, që ka marrë përkufizimin Kryetar historik i Kosovës. Këto të gjitha i përkasin asaj që ka bërë Rugova për të gjallë. Unë mendoj që ideja Rugova, vizioni  Rugova tash është edhe më i gjallë dhe është më i dobishëm dhe më produktiv  për Kosovën, që ka të bëjë me insistimin për të krijuar një konsus të forcave ditunore dhe politike të Kosovës, për ta bërë shtet demokratik, me institucione demokratike. Dhe, e dyta është shembull qysh mund të krijohet një imixh i madh politik dhe kulturor për kosovën.

Çfarë i mungon sot Kosovës është pikërisht ky imixh, ky rrezatim ditunor politik për Kosovën, prandej po them,  idetë e tij janë kaq të gjalla dhe nganjëherë duket që edhe pas shkuarjes  së tij, në Kosovë nuk ka ndonjë specifikim idesh të reja, të gjithë sillen në arqipelagun e ideve të Rugovës, qoftë kur ia pranojnë  autorësinë, qoftë kur s’ia pranojnë. Shkurt, Kosova e ka trashëgimi kulturore dhe politike të madhe Rugovën, jo vetëm  LDK-ja.

Natyrisht, ai është edhe themelues  dhe drejtues i LDK-së për të gjallë të vet dhe tashi mbetet simboli i saj, mbetet edhe ashtu,  institucionalisht, kryetari i përhershëm i nderit i LDK-së.

Gjithashtu, Kryetari Mustafa dhe drejtuesit e tij të lartë të LDK-së, vizituan edhe familjen Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)