LDK: Mustafa kryeministër
Prishtinë, 5 nëntor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është pajtuar për rikonfigurim të marrëveshjes me partitë e Bllokut, në mënyrë që lideri i saj, Isa Mustafa, ta marrë drejtimin e Qeverisë.
Marrëveshja mes partive të Bllokut duhet të ridizajnohet, ndërsa Isa Mustafa do të marrë drejtimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Kështu ka vendosur të martën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi që sipas tyre, kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja në vend.
Burime të gazetës Zëri brenda kryesisë së LDK-së kanë po ashtu bëjnë të ditur se edhe partnerët e koalicionit paszgjedhor - LAN, janë pajtuar se duhet të lëvizet në drejtim të rikonfigurimit të marrëveshjes, për të mos lejuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.
/Zëri/