28 Prill 2024

LDK: Mospagesa retroaktive e pagave, qeveria bën shkelje

Prishtinë, 27 dhjetor - Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se mospagesa retroaktive e pagave me rritje për janar dhe shkurt të këtij viti për shërbyesit civilë, punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë dhe të tjerë, paraqet shkelje ligjore nga ana e qeverisë duke mos respektuar vendimin përkatës.

Kjo shkelje e radhës në fakt tregon edhe njëherë se kryeministri i vendit vazhdon t’i shkelë premtimet elektorale të pamenduara mirë. Duke mos paguar pagat me rritje, kjo qeveri në largim po i mohon vendimet e veta dhe po tregohet e pa denjë duke i gënjyer shërbyesit civilë nga fillimi i këtij viti. LDK-ja e konsideron këtë qeveri si “qeveri në largim” pasi mandati i saj është shkurtuar nga LDK-ja përmes marrëveshjes për ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe në kushtetutë.

LDK-ja e ka ngritur fuqishëm çështjen e zbatimit të këtij vendimi dhe ka theksuar se edhe pse shërbyesit civilë i kanë nënshkruar listat e pagave me rritje për janar dhe shkurt, atë rritje nuk do ta marrin asnjëherë. Ato mjete të kursyera nga qeveria po përdoren për të mbuluar deficitin në të hyra për këtë vit.

LDK-ja vlerëson se të gjithë shërbyesit civilë duhet ta dinë se pagat e tyre, sipas buxhetit për vitin 2012, do të mbesin të pandryshuara për tri vitet e ardhshme. Për vitin 2012, tanimë kjo është vendosur. Vlerësimet tona tregojnë se për të mbajtur fuqinë blerëse të pagave të pandryshueshme për vitin e ardhshëm, pagat do të duhej të rriteshin për 10.2%, gjë që nuk është paraparë nga kjo qeveri.

Fuqia blerëse e pagave gjatë këtij vitit ka rënë dukshëm për shkak të inflacionit të lartë, i cili për produkte ushqimore ka arritur 30 deri në 40 për qind. Si rrjedhim, inflacioni i këtij viti dhe i vitit të ardhshëm do ta absorbojnë pothuajse plotësisht rritjen elektorale të pagave që ndodhi nga marsi i këtij viti.

LDK-ja fton sindikatat e punëtorëve që të jenë të zëshme në këtë drejtim për të mbrojtur të drejtat ligjore të punëtorëve. Të gjithë punëtorët në sektorin publik i kanë nënshkruar listat e pagave me rritje për janar dhe shkurt të këtij viti, prandaj qeveria obligohet ligjërisht që të respektoi këtë vendim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)