LDK: Ministri Krasniqi forcon rendin e rrugës
Prishtinë, 18 korrik - Lidhja Demokartike e Kosovës konsideron Ministri Krasniqi dhe ekipi i PDK-së i instaluar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdon të shkelë ligjet e shtetit dhe të sillet pa asnjë kulturë dhe etikë.
Dy veprimet e fundit sipas LDK-se, të paligjshme të Ministrit janë emërimet e Këshillave të Tetarit Kombëtar dhe të Galerisë së Arteve të Kosovës. Këshilli i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka mandat deri në vitin 2013, ndërsa ai i Galerisë së Arteve të Kosovës deri në vitin 2012.
\"Me këto veprime të kundërligjshme Ministri dhe PDK-ja po forcojnë rendin e rrugës që kanë vendosur në Ministri dhe që po e shtrijnë edhe në institucionet e kulturës.\"
Me sjellje të papërgjegjshme dhe të paligjshme PDK-ja po synon të politizojë gjithcka, po synon të largojë nga institucionet e kulturës njerëzit e kulturës dhe të instalojë aty njerëz të politizuar dhe pa asnjë dije.
Lidhja Demokartike e Kosovës konsideron se politizimi dhe shkelja e ligjeve janë veprime të denja vetëm për një parti pa program për kulturën dhe pa njerëz të kulturuar sic është PDK-ja.
Lidhja Demokratike Kosovës edhe nëj herë kërkon nga Kryeministri që ao, partia dhe njerëzit e tij të heqin dorë nga veprimet e paligjshme, jonormale dhe joetike. Me këto veprime, Kryeministri, nëpërmjet njerëzve të tij, po rrezikon punën e institucioneve dhe të njerëzve të kulturës.