LDK merr pjesë në takimin e Asamblesë Politike të EPP-së
Bruksel, 3 qershor - Një delegacion i LDK-së, i përbërë nga Avdullah Hoti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, dhe Valon Halimi, kryetar i Degës së LDK-së në Beneluks, po merr pjesë në takimin e Asamblesë Politike të EPP-së (Partive Popullore Evropiane) në Bruksel, që mbahet më 3 dhe 4 qershor 2013.
LDK-ja është partia e parë e Kosovës, që bëhet pjesë e këtij grupimi politik në BE.
Këto parti e kanë pushtetin në shumicën e shteteve të BE-së. Me LDK-në në krye të qeverisë së ardhshme, shumë më shpejt do të arrihet përafrimi i Kosovës me BE-në, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me partitë simotra të LDK-së në vendet e BE-së.
Ky takim i paraprinë takimit të liderëve të EPP-së.