LDK merr pjesë në konferencën regjionale në Sarajevë
Sarajevë, 22 prill - LDK-ja po merr pjesë në konferencën regjionale, e cila po mbahet në Sarajevë prej 20-22 Prill, me temënNdërmarrjet e vogla dhe të mesme si faktor kyq të rritjës ekonomike.
Deputetja Hykmete Bajrami po përfaqson LDK në Konferencën regjionale që u organizua nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), Akademia Politike e Partisë Demakracia në Veprim, Bosnja e Hercegovina (SDA) dhe Qendra për iniciativa të reja (CNI).
Në koference u kënbyen përvojat e vendeve të regjonit, praktikat me të mira dhe u diskutua për sfidat e vendeve të regjionit në gjetjën e mënyres për mbeshtetje të NMV-ve.
Deputetja Hykmete Bajrami prezantoj qasjën e LDK-së ndaj zhvillimit të NVM-ve që është eliminimi i byrokracisë, reformimi i sistemit të edukimit në mënyrë që në sistemin e edukimit të reflektohën nevojat e sektorit privat, mbeshtetja e projekteve inovative, politike fiskale të përshtatshme për biznese, integrim dhe involvim i diasporës dhe sigurimi i infrastrukturës së nevojshme.