20 Janar 2025

LDK: Me AKP-në po bëhet politikë

Prishtinë, 2 maj - Arrestimi i disa prej ish-zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), nën dyshimin se janë përfshirë në afera korruptive, ka ngjallur dyshime në taborin e LDK-së, se kjo është bërë me qëllime politike në prag të zgjedhjeve.

Edhe pse të arrestuar janë kryesisht ish-zyrtarë të LDK-së, në mesin e të cilëve edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, për disa nga analistët është lajm i mirë, sepse po hedhet dritë mbi një proces shumë të turbullt siç është privatizimi.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në vitet e fundit partia e tij është vënë në fokus të drejtësisë. “LDK është vendosur në fokus në këto tri vitet e fundit, nuk e di me çfarë arsye, përderisa dihen aferat korruptive në Kosovë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)