LDK mblidhet për të diskutuar për Pacollin
Prishtinë, 3 mars - Isa Mustafa ka vendosur të shpërndajë presionin e ndërkombëtarëve edhe në organin më të lartë të partisë, për sa i përket qëndrimit të deputetëve të LDK-së në Parlament, kur të votohet për presidentin, shkruajnë mediat kosovare.
Në këtë mënyrë lideri i LDK-së ka vendosur të thërrasë Këshillin e Përgjithshëm të dielën dhe të kërkojë nga ta të marrin një vendim të ri, për situatën e krijuar pas rrëzimit të presidentit dhe futjen e vendit në krizë institucionale.
Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cilia ka mohuar mundësinë e ndryshimit të qëndrimit ndaj situatës së re.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të merren qëndrime se çfarë do të bëhet me tutje me rastet e fundit, me largimin e Pacollit nga posti i Presidentit ka thënë Rugova.