LDK mbështet themelimin e Gjykatës Speciale
Prishtinë, 22 maj - LDK-ja plotësisht mbështet procesin e procedimit të kornizës legjislative që ka të bëjnë me amendamentet kushtetuese dhe Ligjin e veçantë për dhomat e specializuara, në funksion qasjes strategjike të institucioneve të Republikës së Kosovës, që konsistojnë në implementimin e standardeve dhe praktikave më të avancuara të drejtësisë ndërkombëtare, si dhe promovimin e marrëdhenieve të fuqishme me komunitetin euroatlantik, veçmas me partnerët e Kosovës, SHBA-të, si dhe Bashkimin Evropian.
Në lidhje me synimet tona afatgjate në proces të integrimit evropian, LDK-ja vlerëson se këto ndryshime janë në frymë të forcimit të modelit të Kosovës si vend i cili nuk heziton në përkushtimin e tij për drejtësi më të madhe vendore, si parakusht i të qenit shoqëri tolerante, paqësore, respektivisht evropiane.