28 Prill 2024

LDK mbështet aksionin e policisë në veri

Prishtinë, 26 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se përkrah çdo veprim të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ka mbështetje në Kushtetutën e vendit dhe që është në funksion të sundimit të ligjit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mbështetjen e plotë për Policinë e Kosovës dhe bën thirrje për asistencë edhe të institucioneve gjegjëse ndërkombëtare me qëllim të kthimit të rendit dhe të ligjit në Veri të Kosovës”, thuhet në një deklaratë të partisë opozitare kosovare.

Po ashtu, LDK-ja vlerëson se vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës krijon kushte për jetë të qetë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)