LDK largon ministrat nga qeveria, bie koalicioni PDK-LDK
Prishtinë, 16 tetor - Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur sot duke analizuar thellë zhvillimet e fundit në Kosovë, merr vendim qe nga dita e hënë, 18 tetor LDK tërhiqet nga Koalicioni qeverisës, përkatësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kryetari i kësaj partie Fatmir Sjediut ka deklaruar se të gjithë përfaqësuesit e LDK-së Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, përfundimisht në ditën e hënë bëjnë dorëzimin e detyrave nga postet që kanë pasur.
"LDK mbetet e përkushtuar të jetë kontribuuese e fuqishme në të gjitha proceset e rëndësishme demokratike e shtetërore në interes të vendit dhe gjithë qytetarëve të tij", ka thënë Sejdiu.