19 Maj 2024

LDK kundër politizimit të institucioneve të pavarura nga PDK

Prishtinë, 24 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur qëndrimin e saj kundër politizimit të institucioneve të pavarura. Blerim Rexha është vendosur në krye të Bordit të Agjencionit të Privatizimit në mënyrë jo të rregullt.

\"Si anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, ai deri dje votonte nëpër kuvendet zgjedhore të PDK-së, ndërsa sot merr përgjegjësi për të privatizuar pasurinë e qytetarëve të Kosovës. LDK vlerëson se një person i tillë nuk mund të jetë i pavarur në vendimmarrje\", thuhet në komunikaten e PDK-së.

Me këtë emërim politik, PDK dhe Thaçi sipas LDK-së tentojnë të zhvatin pasurinë e qytetarëve të Kosovës, ashtu siç kanë vepruar deri më tani ku mbi 85% e tokës bujqësore të privatizuar është shitur me çmim prej 1 deri në 3 euro për ari.

LDK qartëson se nuk i njeh këto emërime. LDK dëshiron të bëjë të qartë për këta persona se sapo LDK të vije në pushtet do të shkarkohen.

LDK ju bënë thirrje personave të tillë që marrin përgjegjësi në kuadër të institucioneve të pavarura se do të përballen me ligjin për veprimet e tyre që paraqesin konflikt të interesit.

LDK nuk do të lejoi që të nëpërkëmbet pasuria e qytetarëve të Kosovës nga klani politik i Thaçit dhe PDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)