LDK kundër emërimit të koordinatorit
Prishtinë, 23 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se Kosova nuk ka nevojë të ketë një koordinator për bisedimet me Serbinë, sepse, sipas tij, Kuvendi e ka autorizuar Qeverinë që të bëjë negociatat.
Dialogu zhvillohet në nivel kryeministrash dhe nuk ka nevojë për koordinator, tha Mustafa gjatë homazhit që bëri tek varri i këshilltarit të ish-presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa në fshatin Gllamnik të Podujevës, transmeton RTK.
Xhemail Mustafa u vra në një atentat të organizuar kundër tij më 23 nëntor të vitit 2000 në Lagjen Dardania në Prishtinë, derisa ishte duke hyrë në banesën e tij.