LDK kujdeset që Kosova të mos devijojë nga agjenda euro integruese
Prizren, 13 qershor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim sot drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
Kryetar Hoti e falënderoi zonjën Eichhorst për bashkëpunimin në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.
Gjatë këtij takimi, është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetar i Grupit Parlamentar, Hoti përsëriti qëndrimin e LDK-së për dialogun dhe theksoi se LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda euro integruese.