19 Janar 2025

LDK: Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shpifës

Prishtinë, 17 maj - Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë reagojnë ndaj deklaratave shpifëse të kryetarit dhe nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, lidhur me garancionin për blerjen e autobusëve për trafikun urban.

LDK-ja mbështet plotësisht sqarimet tejet të sakta të ministrit të Financave Avdullah Hoti lidhur me këtë çështje, duke bërë të ditur se LDK-ja do të qoj përpara në përputhje të plotë me ligjin projektin e autobusëve përkundër mungesës së vullnetit të kryetarit dhe nënkryetarit të komunës për adresimin e kësaj çështje.

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu sot, nuk janë të interesuar që të marrin garancionin për 51 autobusët sepse ata nuk janë të zotë as të shpenzojnë si duhet buxhetin e Komunës, përkundër nevojave të qytetarëve.

Kush i pengoi tash e tre vjet të shtrojnë një rrugë si duhet, të realizojnë projektin e kifleve, 60 % e të cilave kthehen nga nxënësit si të pangrënshme, të bëjë një çerdhe, të pastrojnë rrugët nga bora, të mbyllin një kanal të ujërave të zeza në Kalabri, të rregullojnë një parking... Ku janë sot premtimet për ujë 24 orë, për ngrohje qendrore në çdo ndërtesë kolektive, për Prishtinën multicentrike, për ndërtesat kolektive për shërbyesit publikë, ku mbet pastrimi i qytetit që e ka kapluar papastërtia në të katër anët, ku janë nënkalimet në zonat e rrezikshme...

Shpend Ahmeti dhe mëkëmbësi i tij e kanë kthyer Komunën e Prishtinës në buro projektimi të sulmeve fizike e verbale ndaj institucioneve të shtetit, duke punësuar dhe avancuar njerëz që sulmojnë stacionet policore, hedhin molotovë mbi policinë, njerëz me maska...

Drejtorët, zyrtarët dhe të propozuarit për bordet e ndërmarrjeve komunale nga VV janë njerëz të kapur në flagrancë dhe të dyshuar për hedhje molotovësh mbi shtëpitë private, mbi institucionet shtetërore, për dhunë ekstreme mbi policinë e për dhënie tenderësh kompanive ku kanë punuar më herët, e në të cilat iu punojnë anëtarët e ngushtë të familjes, bashkëshortë agresiv të deputetëve gazhedhës në Kuvendin e Kosovës.

Shpend Ahmeti sot është simbol i kryetarit që merret me politika të mëdha rajonale duke dështuar tërësisht në menaxhimin e qytetit dhe u përpjekur të menaxhoj qytetin përmes Facebook-ut dhe duke u kthyer në zbatues të urdhrave politik të komiteteve të partisë dhe molliqajt e saj, ndërkaq që përmes OJQ-ve ku iu punojnë anëtarët e familjeve përpiqen të rrisin rejtingun politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e cila sot me qeverisjen në nivel qendror po i sjell vendit suksese të jashtëzakonshme në të gjitha fushat zotohet se nuk do ta lerë qytetarët e Komunës së Prishtinës në mëshirën e këtij grupi ekstremistësh majtistë.

LDK-ja në partneritet me qytetarët dhe forcat shetetndërtuese politike do ta qoj përpara edhe projektin e autobusëve, do të kontribuojë pareshtur në adresimin adekuat të çështjes së Pallatit të Rinisë, do të angazhohet në të gjitha aspektet tjera.

Prishtina është e qytetarëve, jo e ekstremistëve populistë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)