18 Janar 2025

LDK: Kryeministri Thaçi po abuzon me paranë publike

Prishtinë, 14 tetor - Lidhja Demkratike e Kosovës (LDK) i paraqiti sot Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ankesë për shkeljet e vazhdueshme të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kryeministri Hashim Thaçi, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili po premton shpërblime financiare, me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve, në formë të investimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kundërshtim me Nenin 33 pika f dhe nenin 35 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Vjosa Osmani deptete e LDK-së ka thënë se me anë të këtij veprimi, Kryeministri Thaçi, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shkel edhe Kodin e Mirësjelljes si dhe Rreuullen Nr. 01/2012 për kategorizimin e sanksioneve dhe gjobave përkatësisht nenin 3.6.

"Thaçi, në tubime elektorale të PDK-së, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka premtuar qindra-miliona euro investime në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në shkëmbim të votës së qytetarëve për kandidatët e PDK-së", theksoi Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se këto premtime janë shkelje e Nenit 33 pika f, të Ligjit Nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili thotë:

Neni 33 – Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike - Gjatë periudhës së fushatës, subjekti politik, mbështetësit ose kandidatët e tij, ndalohen nga bërja e ndonjërës si në vijim:

 … pika f) premtimi i ndonjë shpërblimi financiar me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve;

"Për më tepër, duke qenë se Hashim Thaçi është njëkohësisht Kryeminstër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke i bërë këto premtime në tubime elektorale të PDK-së, ai shkel në mënyrë flagrante edhe një dispozitë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht dispozitën e Nenit 35-Veprimet e Ndaluara Nga Shërbyesit Publik, i cili parasheh si vijon:

35.1 Personi që mban pozitë publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund të përdorë atë zyrë ose ndonjë nga pasuritë e saj me qëllim të përfitimit të votave. Asnjë nga burimet e asnjë institucioni të administratës publike, qoftë të nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjë ndërmarrjeje në zotërim ose të kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund të shfrytëzohen ose të futen në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje", theksoi Osmani.

Të njëjtat dispozita sipas saj janë të përshkruara edhe në Kodin e Mirësjelljes dhe në Rregulloren e sipërshënuar.

LDK-ja konsideron se pozita e Kryeministrit është një pozitë publike dhe autoritet i lartë i Administratës Shtetërore, duke qenë se është i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kjo pozitë është definuar njëjtë edhe me Rregulloren e Qeverisë së Kosovës.

Për më tepër, premtimi i investimeve në emër të Qeverisë si organ i lartë i administratës shtetërore, në shkëmbim të votave, përbën abuzim të këtij organi shtetëror për përfitim të votave për një subjekt politik, në këtë rast, PDK-në. Është e qartë që z. Thaçi po i bën këto premtime për investime me shuma konkrete vetëm në rast se vota e qytetarëve do të shkojë për PDK-në. LDK-ja vëren se premtimet e tilla milionëshe të z. Thaçi po përkthehen në terren me blerje të votës nga kandidatët e PDK-së. I rikujtojmë z. Thaçi se paratë e premtuara nga ana e tij nuk janë të PDK-së, por janë të buxhetit të Kosovës dhe të taksapaguesve kosovarë.

Duke pasur parasysh këto shkelje dhe me qëllim të garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë, pa ndikime, pa deformim të votës dhe vullnetit të qytetarëve, si dhe me qëllim të sigurimit të barazisë së plotë në garë të të gjitha subjekteve politike, LDK-ja ka paraqitur këtë ankesë para Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të shqiptojnë masën ndëshkimore për subjektin politik PDK, në përputhje me dispozitat përkatëse të Nenit 3 pika 6 të Rregulles Nr. 01/2012 për kategorizimin e sanksionece dhe gjobave.

LDK-ja i bën thirrje PZAP-së që të vendosë rregull duke gjykuar këto sjellje të z. Thaçi si shkelje, të cilat po krijojnë precedent të rrezikshëm të abuzimin të pasurisë publike në shkëmbim të mbështetjes për një subjekt politik

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)