29 Prill 2025

LDK kritikon Shpend Ahmetin

Prishtinë, 7 gusht - Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se shmangia nga debati e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga debati mbi punën e tij dhe mosrealizimin 6 mujor të buxhetit, shënon shmangien që i bën një kryetar komune transparencës, njërit nga parimet themelore të qevrisjes dhe të demokracisë.

Njëri nga parimet themelore të Kartës Evropiane për Qeverisje Lokale është “kontributi jetik i vetëqeverisjes lokale për demokracinë” që duhet zhvilluar përmes qverisjes transparente.

Përveçse nuk doli para Kuvendit të Prishtinës për muaj të tërë për ta zhvilluar debatin normal, kryetari i kryeqytetit nuk e solli para Kuvendit, raportin buxhetor të punës së tij të periudhës janar-qershor 2015. Një veprim i këtillë në kundërshtim të hapur me ligjin nuk i shërben transparencës, madje lë për të dyshuar për shkelje të rënda ligjore.

Sipas pasqyrave financiare, kryetari Ahmeti ka dështuar t’i realizojë projektet sipas planit buxhetor, sidomos ka dështuar në realizimin e projkteve kapitale, me vetëm 8,85% të investimeve në periudhën 1 janar - 3o qershor 2015.

Ndërkaq, përqindja e realizimit prej 13.74 të projekteve kapitale sipas raportit të kryetarit Shpend Ahmeti del kështu, vetëm me projektet e bartura nga viti 2014 që nuk i ka realizuar në kohën kur është dashur të realizohen.     

Konsiderojmë se me dërgimin e Raportit në adresat elektronike të këshilltarëve, duke mos e bërë transparent në Kuvendin e Prishtinës përmes debatit, të cilit po i shmanget kryetari i kryeqytetit, po ndodh ngulfatja e transparences, e qeverisjes dhe demokracisë në kryeqytet dhe ndaj qytetarëve të saj.

Një dukuri mjaft e ndieshme që po ndodh në Komunën e Prishtinës është largimi nga puna i punëorëve-shërbyesve civilë, pa prceduara ligjore, pa nxjerrje të performancës dhe pa vlerësimin e punës. Largimi i tyre behet edhe me një fjali: Nuk do te jesh nesër në punë!

Menjëherë pas largimit, në vendin e tyre fillojnë punën me kontratë mbi vepër, sktivistë politikë sipas listës së zyres politike te VV.

Largimin nga puna e shohim nga tri anë:

Nga ana amnistrative, po shkelet ligji

Nga ana politike, pas largimit nga puna, punësohen aktivistë politikë dhe nga ana e shkeljes së të drejtave të njeriut – po diskriminohet një palë e po favorizohet një palë tjetër.

 Edhe pas kthimit në punë me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, merren në shenjestër të për largim me procedurë të përshpejtuar.

 Për grupin e LDK-së është e paparanueshme që të ndodhë largimi duke diskriminuar në njërën anë e duke favorizuar me veprime të kundërligjshme në anën tjetër.

 E ftojmë kryetarin e Prishtinës që t’i kthehet debatit në kuvend si një nga parimet e qeverisjes transparente në kryeqytet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)