LDK: Komuna e Prishtinës, neglizhente
Prishtinë, 23 qershor - Kolegjiumi i pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë, i shpreh ngushllime familjes Mramori për vdekjen tragjike të vajzës së tyre 13 vjeçare dhe djalit 11 vjeçar.
Kolegjiumi dënon ashpër neglizhencën dhe papërgjegjësinë e organeve kompetente e në veçanti atyre komunale.
Po ashtu, Kolegjiumi i pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë, i bënë thirrje organeve të drejtësisë që të marrin masa ndaj përsonave qoftë fizik apo juridik, të cilët nga papërgjegjësia u bënë shkaktar të kësaj tragjedie.
Deklarata e sotme e Shpend Ahmetit, se nuk mbajë përgjegjësi morale për këtë tragjedi është skandaloze dhe ai më së paku që mund të bëjë është të jap dorëheqje të mënjëhershme.