19 Maj 2024

LDK: Kjo qeveri nuk ka moral politik

Prishtinë, 26 dhjetor - Gjatë vitit që po lëmë pas në Kosovë kemi pasur shumë probleme me sundimin e ligjit dhe vendi është përballur me afera të shumta në fushën e drejtësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sistemi i gjykatave vazhdon të jetë i dëmtuar rëndë, po ashtu vazhdon ndërhyrja politike në emërime dhe në punën e gjykatave, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të kryej detyrat e veta si institucion i pavarur kushtetues dhe është sfiduar nga ndërhyrjet për emërime të gjyqtarëve dhe të kryetarëve të Gjykatave, kjo ka rezultuar edhe me emërime të kryetarëve të gjykatave në kundërshtime me ligjin, tha në një konferencë për shtyp anëtari i kryesisë së LDK-së Arben Gashi. 

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se dështim në qeverisjen Thaçi kanë të gjithë dikasteret por në mënyrë te veçantë Ministria e Punëve të Brendshme, e cila vetëm në vitin që po lëmë pas shërbeu si flamurtar i skandaleve dhe keqqeverisjes në çdo aspekt të mundshëm, vazhdoi Gashi .

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se qytetarët e Kosovës dëshirojnë një jetë të mirë, normale dhe të qetë duke respektuar rendin dhe ligjet, të jetojnë në një shtet në te cilin institucionet si MPB të mandatuara që të mbrojnë sigurinë publike dhe vendosin rendin të bëjnë punën e tyre.

Fatkeqësisht  janë institucionet që u prijnë veprimeve kriminale, korruptive dhe skandaleve të njëpasnjëshme.

LDK vlerëson se ka pasur dështim total nga drejtuesit e MPB dhe të qeverisë, ky ishte dështim njerëzor, politik, moral dhe menaxherial i kësaj qeverie, tha ndër të tjera Gashi.

Duke u bazuar nga sa u tha më sipër Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandon që në Polici, prokurori, në burgje, në gjykata dhe në agjencinë e intelegjencës. Si fazë emergjente të ndërprehen emërimet politike, të nderprehet ndikim i strukturave kriminale, të identifikohen njerëzit të cilët kanë punuar më herët apo punojnë akoma, punojnë për shërbime informative ilegale dhe të neutralizohen.

Lidhja Demokratike e Kosovës  rekomandon që në fazën emergjente të filloj rekrutimi i profesionistëve të rinj jo politkë në të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të sigurisë me qëllim të ngritjes së kualitetit të sigurisë dhe nxjerrjes së shtetit nga kthetrat e krimit të orgniazuar


Si masë afatshkurtër Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandon që të bëhet identifikimi i emërimëve dhe avancimet në sistemin e drejtësisë dhe të sigurisë të cilat janë bërë jo sipas kriteve profesionale  dhe jo sipas procedurës, poashtu të identifikohen të gjithë individët apo grupet e individëve që janë pjesë e sistemit por që performanca e tyre e punës tregon së kanë shërbyer jo në interes të shtetit dhe të qytetarëve por në interes të grupeve të ndryshme politke dhe shpesh kriminale.

Pas identifikimit të vazhdoj faza e neutralizimit nga sistemi i shtetit.

Lidhja Demorkatike e Kosovës rekomandon bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare prezente në Kosovë për ngritjen urgjente të kapaciteteve për sundimin e ligjit dhe të shtetit të së drejtës.

 Lidhja Demorkatike e Kosovës rekomandon krijimin urgjent të rrethanave që institucionet e pavarura të veprojnë në bazë të detyrave të tyre kushtetuese e ligjore, dhe institucionet vendore të marrin përsipër ndërtimin e shtetit ligjor.

Lidhja Demorkatike e Kosovës beson se me ndërmarrjen e këtyre masave do të krijohen kushtet që të kemi një fillim të mbar në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e një ambienti më të sigurtë në Kosovë, si dhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe ndërtim të shetit të së drejtës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)