19 Janar 2025

LDK kërkon të dije nga Demaçi se kënd e përfaqëson politikisht

Prishtinë, 23 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është thellësisht e indinjuar me deklaratat e pamatura të Adem Demaçi, të bëra në emisionin qendror politik të RTK-së.

Një paraqitje të tillë LDK-ja e konsideron totalisht joadapte me moshën e Demaçi.

LDK-ja i konsideron të papranueshme etiketimet dhe denigimet pa marrë parasysh se kush i bën dhe në adrsesë të kujt i drejton.

LDK-ja kërkon të dije nga Demaçi se kënd e përfaqëson politikisht dhe në emër të kujt flet ai.

LDK-ja dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës dhe do ta nderojnë përjetë veprën e madhe të Presidentit Rugova, themeluesit të shtetit tonë.

LDK-ja përulet para punës, veprës dhe sakrificës së të gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

LDK-ja do të vjijojë punën e saj me përkushtim dhe nder, për të funksionalizimin dhe fuqizimin e shetitit të Kosovës, pa u larguar anjëherë nga mësimet e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

LDK-ja po punon fort që t’i fitojë Zgjedhjet e përgjithshme dhe këtë do ta arrijë me përkrahjen dhe votën e qytetarëve të lirë të Republikës së Kosovës.

LDK-ja do të instalojë shtetin ligjior, përgjegjshmërinë e përgjegjësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)