29 Prill 2024

LDK kërkon sqarime për dialogun me Serbinë

Prishtinë,  16 qershor - Rrjedha e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që të ketë replika të ashpra mes deputetëve opozitar dhe kryenegociatores në bisedime me Serbinë Edita Tahiri.

Deputeti Sabri Hamiti nga LDK ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja Tahiri që të ketë transparencë dhe të bëjë të ditur se çka saktësisht po bisedohet me Beogradin.

Hamiti ka kërkuar nga kryenegociatorja të dijë më shumë rreth marrëveshjeve mes të dyja palëve.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka siguruar deputetët se nuk do të ketë tema politike dhe ekipi kosovar do të mbetet në vijat e kuqe që i ka vënë vet Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë plenare dhe pritet të miratojë disa nga projektligjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)