LDK kërkon respektimin e marrëveshjes për zgjedhjet
Prishtinë, 6 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mohon pohimet se është arritur një marrëveshje e re në mes Kryetarit Mustafa me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe me nënkryetarin e parë të AAK-së, Blerim Shala për ecurinë e reformës kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve nacionale e lokale.
LDK-ja, sërish, rithekson qëndrimin e saj për respektimin e marrëveshjes Thaçi Mustafa Pacolli për reformat kushtetuese dhe zgjedhjet nacionale e lokale.
Ndësa, sa i përket njoftimit të televizionit Klan dhe mediumeve të tjera që janë bazuar në raportin e këtij mediumi, LDK-ja dëshiron të sqarojë se, për këtë pikë, as që ka pasur ndonjë takim në mes Kryetarit Mustafa, Thaçit e Shalës, dhe, rrjedhimisht, nuk ka pasur si të arrihet ndonjë marrëveshje e re.