LDK kërkon nga Presidentja të shpallë datën e zgjedhjeve
Prishtinë, 22 maj - Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri i ka bërë thirrje presidentes së vendit që të shpallë datën e zgjedhjeve lokale, jo me larg se në fundin e muajit shtator.
Ai është shprehur i bindur për një fitore të LDK-së në shumicën e komunave të Kosovës.
Beqiri nuk ka dashur të komentoje së kush do të jetë kandidati i ardhshëm i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, por ka thënë se PDK nuk do të fitoj komunën e Prishtinës.