LDK kërkon nga institucionet të mobilizojnë përkrahje për Shqipërinë
Prishtinë, 26 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar për viktimat e tërmetit të sotëm në afërsi të Durrësit.
"Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Shqipërisë në këto momente traumatike. Viktimat dhe familjet e tyre do jenë në lutjet tona", thekson LDK.
Njëkohësisht LDK u bën thirrje të gjitha institucioneve kosovare që urgjentisht të mobilizojnë përkrahje për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.