LDK kërkon mbështetjen e Francës në rrugën eurointegruese të Kosovës
Prishtinë, 12 tetor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Lirije Kajtazi dhe Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Serbi, Frédéric MONDOLONI dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Kryetari i grupit falënderoi ambasadorin Mondolon, i cili po qëndronte për një vizitë studimore në Kosovë, për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë.
Gjatë këtij takimi Hoti i njoftoi ambasadorët lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë, Hoti së bashku me deputetët Kajtazi dhe Zemaj ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.
Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.
Ndërsa, ambasadorët Mondolon dhe Chabert, shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit në rrugëtimin drejt integrimit evropian.