LDK kërkon largimin e këshilltarit të Veselit nga kuvendi shkaku i fyerjes se deputetes
"Pëgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit", thotë grupi parlamentar i LDK-së.
Kjo sjellje e këtij këshilltari sipas LDK-së është e pa pranueshme.
LDK konsideron se Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi.
"Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit", thekson LDK.
Këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, Blerim Latifi e ka quajtur fashizëm klasik një deklaratë të Osmanit.
“Deklarata e Vjosa Osmanit është fashizëm klasik, sepse fashizmi është pikërisht lidhja e sjelljes politike të dikujt në ADN e tij biologjike. Është për keqardhje qe një fashiste e tille është deputete ne kuvendin e Kosovës dhe edhe ma keq që një fashiste e tillë mban ligjërata drejtësie”, ka thënë këshilltari i Veselit.