LDK: Jupolli është Shkarkuar
Prishtinë, 22 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë se pretendimet e ish-zëdhënësit, Fidan Jupolli, janë në tërësi të pavërteta.
Jupolli nuk ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i zëdhënësit të LDK-së, por është shkarkuar të premten për mospunë dhe papërgjegjshmëri.
LDK-ja thekson se Jupolli në pjesën më të madhe të kohës nuk ka arritur ta përmbushë detyrën e rëndësishme që i është besuar.
Po ashtu, dëshirojmë të sqarojmë se z. Jupolli asnjëherë nuk ka pasur pozicion ekzekutiv në radhët e LDK-së dhe se nga ia nuk është kërkuar asnjë kontribut apo angazhim i natyrës së politikëbërjes.