23 Janar 2025

LDK-ja mund ta mbështesë hetimin e SHIK-ut

Prishtinë, 24 mars - Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçiu, e pyetur rreth mundësisë  që edhe ky subjekt politik në mënyrë të organizuar t’i bashkohet nismës së subjekteve politike të opozitës për krijimin e Komisionit hetimor për SHIK-un, nuk e ka mohuar që tani edhe LDK-ja të bindet për  mbështetje të një nisme tillë.

Gjasat që edhe LDK-ja të bindet për t’iu bashkuar subjekteve politike opozitare ‘Vetëvendosje’, AAK dhe Nisma, për  sigurimin e votave të mjaftueshme në krijimin e Komisionit hetimor për SHIK-un, pas denoncimit të hapur të ish-ministrit Bajram Rexhepi kundër kësaj organizate dhe kapjes së shtetit nga njerëz të ish -strukturave të saj, janë gjithnjë e më reale. 

Deputetët e  subjekteve politike parlamentare theksojnë se ata nuk e kanë ndërmend që duke heshtur për të përmendur emra individësh, që mund të përfliten si ish-pjesëtarë të SHIK-ut nëpër institucionet e ndryshme të Kosovës, të krijojnë kushte për të amnistuar njerëzit e SHIK-ut, por do të vazhdojnë që të punojnë në bindjen e secilit deputet që të mbështesë  krijimin e Komisionit hetimor, i cili do të hetonte gjithë organizatën, strukturën organizative dhe  listën e të gjithë pjesëtarëve të kësaj organizate me detyrat specifike që kanë pasur gjatë funksionimit të saj.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)