20 Janar 2025

LDK-ja kundër LDK-së

Prishtinë, 6 mars - Lidhja Demokratike është shndërruar në parti që përmbush aspiratat e rivalëve të vet politikë, qoftë për të marrë pushtet, qoftë për konsolidim të personave të caktuar në institucione. Paralelisht kësaj, po e lufton edhe vetveten.

Një rol të këtillë e ka dëshmuar edhe javën e shkuar, kur ia bëri votat Hashim Thaçit për t’u ngjitur në majë të pushtetit. Thaçi dhe Partia Demokratike, të cilën e ka drejtuar deri tash, prej 16 vjetësh janë rivalët me të mëdhenj të LDK-së

Janë edhe adresa në të cilën eksponentë të LDK-së kanë drejtuar gishtin, kur është folur për vrasjet politike të pasluftës. Janë rivalët, me akuzat kundër të cilëve Isa Mustafa është ngritur në krye të LDK-së dhe për të cilët kishte dhënë zotimin se kurrë nuk do të lidhte partneritet qeverisës.

Vetëm pesë nga 33 deputetët e LDK-së bënë përpjekje ta pamundësonin kuorumin e seancës për zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit. Seanca është bojkotuar nga Adem Salihaj, Vjosa Osmani, Anton Çuni, Shpejtim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku. Kishte të tjerë që e kishin paralajmëruar bojkotin, por i kishin rënë pishman në momentin e fundit. Dhe, me votat e tyre, Thaçi ka marrë mandatin për ta drejtuar vendin në pesë vjetët e ardhshëm, shkruan Koha Ditore.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)