LDK: Isa Mustafa do të jetë kryeminister
Prishtinë, 19 nëntor - Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), ka bër të ditur se sot në mbrëmje Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka organizuar takim në mes të Kryetarit të LDK-së, Dr. Isa Mustafa dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.
LDK njofton opinion publik se është arritur marrëveshje në parim për qeverisje, në mes të LDK-së dhe PDK-së.
Sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t\'i takoj posti i Kryeministrit të vendit, derisa resoret ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë.
Ndarja e resoreve ministrore do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese.