LDK informon bashkatdhetarët për përgatitjet për zgjedhjet lokale
Prishtinë, 9 gusht - Sot në vazhdën e takimeve që po mbahen me përfaqësuesit e degëve të diasporës dhe degët tjera, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri priti në takim kryetaren e Degës së LDK-së në Suedi znj. Qibrije Hoxha dhe kryetarin e nëndegës Nordrein Wesffalen në Gjermani, Jakup Gërguri.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga diaspora u informuan për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, poashtu është shtruar nevoja që degët tona në diasporë të jenë më aktive në njoftimin e bashkatdhetarëve tanë për mëyrën e regjistrimit në mënyrë që ata të kenë mundësi të votojnë në këto zgjedhje lokale, duke pasur parasysh përmbushjen e afateve kohore nga KQZ-ja.
Nga znj. Hoxha dhe z. Gërguri u shpreh gatishmëria e sa më shumë bashkatdhetarëve tanë të informohen për këtë proces zgjedhor dhe që sa më shumë të votojnë nga diaspora për LDK-në duke pasur parasysh faktin se është një numër i madh i bashkatdhetarëve që njëkohësisht janë edhe antarë të LDK-së.
z. Beqiri i informoi mysafirët për zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e LDK-së, poashtu falenderoi të gjithë aktivistët e LDK-së në diasporë të cilët po japin kontribut për LDK-në dhe vendin.