LDK: I japim mbështetje të plotë shumicës parlamentare
Prishtinë, 4 nëntor - Pas disa orësh mbledhje të kryesisë së LDK-së, askush nuk ka pranuar të flet për media, ata vetëm kanë lëshuar një komunikatë.
Thonë se në këtë mbledhje, kryesia e LDK-së i ka dhënë mbështetje të plotë koalicionit të shumicës parlamentare, të prirë nga LDK-ja.
Në njoftim thuhet se LDK-ja vlerëson se është e domosdoshme që në vend, të ndërrohet mënyra e qeverisjes, dhe se Kosovës i duhet një Qeveri demokratike, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Më tutje në njoftim thuhet se LDK-ja, po punon intensivisht që koalicioni i shumicës parlamentare, si përfaqësues i shumicës absolute të popullit të Kosovës, të themeloj institucionet qeverisëse të vendit sa më parë që është e mundur.