LDK heq dorë nga parimet që i kishte firmosur me Bllokun
Tani nuk flet për reciprocitet. E respektimin e sovranitetit nga Serbia e ka vetëm synim për ta mbërritur me dialog.
Ndryshimi i qëndrimeve është shprehur në një draft të Programit të Qeverisë, që grupe punuese të PDK-së dhe LDK-së tashmë e kanë afër finalizimit.
Ka gati një muaj që kur LDK-ja është tërhequr nga Blloku, i cili donte ta dërgonte PDK-në në opozitë pas dy mandatesh në pushtet.
Dhe pozicionimi që Blloku kishte marrë përkitazi me dialogun, kishte bërë që formula qeverisëse të mos gëzonte mbështetje ndërkombëtare.
/Koha/