18 Janar 2025

LDK hap fushatën parazgjedhore

Prishtinë, 3 tetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili njëheri është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës në orët e para të ditës së sotme ka bërë hapjen e fushatës parazgjedhore të LDK-së.

Mustafa ka thënë së Lidhja Demokratike e Kosovës hyn në këtë fushatë më bashkuar dhe më e fortë se kurrë, me besimin e plotë për fitoren e madhe.

Lidhja Demokratike e Kosovës sipas tij hyn në këtë fushatë pas punës së madhe gjatë procesit të reformave, me një LDK të profilizuar, plot të rinj e të reja, që së bashku janë garanci e fitores së LDK-së.

\"Ne e hapim fushatën me moton “Sot komuna, nesër Kosova”, e cila shpreh bindjen e thellë për fitoren e LDK-së në këto dhe në zgjedhjet nacionale.\"

\"Ne duhet të fitojmë në komunat e Kosovës, për të hedhur hapin e parë drejt fitores së demokracisë në vend, e cila do të shënohet me fitoren në zgjedhjet e nacionale.\"

\"Ne duhet të fitojmë në komuna së pari, për të nisur rrugën për t’ia kthyer dinjitetit qytetarëve të Kosovës.\"

\"Ne duhet të fitojmë më 3 nëntor, për të hapur rrugë për ta luftuar korrupsionin që po shkatërron institucionet dhe krimin që po rrezikon shtetin tonë, vendin e prindërve tanë, vendin tonë dhe të fëmijëve tanë\", ka theksuar Mustafa.

Ai ka ftuar qytetarë të Republikës së Kosovës, që të bashkohen me LDK-në, që ta votojn LDK-në, që të bëhen pjesë e fitores së madhe të demokracisë në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovë sipas tij do të jetë fituese e zgjedhjeve në shumicën e komunave në Kosovë, sepse siç ka thënë ai LDK-ja ka kandidatët më të mirë për kryetarë komunash, njerëz të ndershëm e punëtorë, dhe ka listat më të mira për kandidatë për asamble të komunave, me njerëz të nderuar në mjedisin ku jetojnë.

Ai ka vlerësuar se LDK-ja është partia që përfaqëson të gjitha shtresat në Kosovës, partia që do të mbrojë të drejtat dhe intersat e të gjitha shtresave.

\"Në këtë çast solemn, ju garantoj se Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në këtë fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve do të reflektojë qytetari e korrektësi dhe do të punojë shumë që të mbrojë votën e qytetarëve, e cila shpreh vullnetin politik të tyre\", ka theksuar në fund Mustafa.

 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)