LDK e vetmja alternativë që ndryshon gjendjen në Kosovë
Junik, 1 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të fitojë bindshëm zgjedhjet e 8 qershorit dhe do ta qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm, gjatë të cilit Kosova do të çlirohet plotësisht nga krimi i organizuar e korrupsioni, do të sundojë rendi e ligji dhe do ti hapet perspektiva për zhvillim ekonomik, punësim, arsimim cilësor, shëndetësi efektive dhe integrim euro-atlantik, u tha të dielën në një tubim në Junik.
Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçiu, ka theksuar se edhe Junik, sikurse edhe në të gjitha komunat tjera të Kosovës, po vërehet entuziazmi për fitoren e LDK-së, e cila është e vetmja që mund tia heqë qafe vendit qeverisjen e keqe, që e ka degraduar Kosovën dhe e ka izoluar atë.
Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta kthejë për së mbari Kosovën. Ta bëjë një vend ku sundon rendi e ligji, ku nuk ka korrupsion e krim të organizuar. Kështu ne do të krijojmpë kushtet për investimet e jashtme dhe për investimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk do të ballafaqohen më me pengesa në afarizmin e tyre, ka thënë Sahatçiu.
Ajo ka theksuar se programi i LDK-së i përgjigjet të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohet Kosova dhe qytetarët e saj dhe është alternativa e vetme e cila e nxjerrë Kosovën nga gjendja në të cilën e ka sjellë qeverisja jodemokratike, e korruptuar dhe mashtruese.
Vetëm LDK ka ekspertizën, njerëzit me duar të pastra dhe ka numrat. Është partia më e madhe në vend. Është rikthyer fuqishëm. Në shumicën e vendeve LDK do të rritet 100 për qind dhe do të jetë partia që do ta qeverisë vendin, ka thënë ajo, duke shtuar se kësaj radhe, LDK do të marrë edhe mbështetjen e atyre që nuk janë përkrahës të vazhdushëm të LDK-së, sepse e shikojnë si të vetmen mundësi për ta ndryshuar gjendjen e keqe ne vend.
Kandidati për deputet, Armend Zemaj, ka theksuar se junikasit ashtu sikurse edhe banorët tjerë të Rrafshit të Dukagjinit dhe tërë Kosovën do ta mbështesin LDK-në në rrugëtimin e saj drejt fitores m[ 8 qershor, për ta çliruar vendin nga krimi i organizuar e korrupsioni.
Kandidati për deputet, Anton Quni, ndërkaq ka theksuar se ashtui sikurse ka udhëhequr popullin në kohë të vështira të okupimit dhe të luftës çlirimtare, LDK do ta udhëheqë Kosovën drejt demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Donika Gërvalla, vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla, i është bashkuar të dielën fushatës së LDK-së, duke u shprehur e bindur se LDK ka potencialin e përkushtimin dhe do ta ketë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për tu çliruar njëherë e përgjithmonë nga krimi e korrupsioni.