LDK e Dukagjinit e pakënaqur me koaliconin
Prishtinë, 4 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta marrë një goditje të rëndë nga njerëzit e saj në rajonin e Dukagjinit.
Humbja e zgjedhjeve, vendimi i ngutshëm për të hequr dorë nga pozita e kryeministrit dhe hyrja në koalicion me AAK-në e Nismën, kanë ngjallur pakënaqësi te disa anëtarë të kësaj partie në këtë rajon.
Madje këta anëtarë po vlerësojnë se rritja e PDK-së në Dukagjin në zgjedhjet parlamentare dhe rënia e LDK-së, ka ndodhur pikërisht për shkak të listës së dobët për deputetë që LDK-ja e ka propozuar nga kjo anë.
Burime të Tribunës kanë paralajmëruar se brenda javës së ardhshme disa zyrtarë të lartë të LDK-së nga rajoni i Dukagjinit do ti shprehin publikisht pakënaqësitë e tyre për hyrjen e LDK-së në koalicion me AAK-në dhe Nismën.
Po ashtu, sipas këtyre burimeve, këta persona do ti akuzojnë krerët e LDK-së për afërsinë e tyre me kandidatët e PDK-së në këtë rajon, gjë që, sipas tyre, ka ndikuar në fuqizimin e PDK-së dhe dobësimin e LDK-së në Dukagjin.
/Tribuna/