LDK e brengosur me dhunën e ushtruar sot në Kuvend
Prishtinë, 8 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin dhe brengën e jashtëzakoshme për dhunën e ushtruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në institucinon më të lartë përfaqësues të qytetarëve të Kosovës.
Dhuna e tillë cënon interesat madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Qytetarët dhe institucionet e Kosovës si shtet i ri kanë nevojë për punë dhe përkushtim.
Opozita duhet të heqë dorë nga bllokimi i dhunshëm Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nga sjelljet primitive.
Edhe deputetët e opozitës kanë marrë votat e qytetarëve që të punojnë në interes të tyre dhe jo të rrezikojnë sigurinë e të rrënojnë institucionet e vendit.
LDK-ja mbështet deputetët e shumicës, të cilët me gjakftohtësi dhe dinjitet përballuan dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe i falënderon ata për sjelljen e përgjegjshme.
LDK-ja shpreh keqardhjen e thellë për rrezikimin e shëndetit të deputetëve të Kuvendit dhe në veçanti të deputetëve Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra.