LDK e AKR dakordohen për bashkëpunim në zgjedhje
Prishtinë, 13 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR)kanë bërë të ditur se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.
\"Pas takimit të sontëm ndërmjet kryetarit të LDK-së,.Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanëngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes tëqytetarëve të Kosovës.:
\"LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim\", thuhet në një deklaratë të dërguar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme nga Lidhja Demokratike e Kosovës.