LDK e AAK nuk duan kryeministër me rotacion
Prishtinë, 16 nëntor - Dështimi i Bllokut VLAN për të zgjedhur kryetar të Kuvendit liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ka shkaktuar pakënaqësi te kjo parti e cila tani kërkon ridizajnim të marrëveshjes për formimin e Qeverisë.
Por ideja e ridizajnimit të marrëveshjes është kundërshtuar ashpër nga AAK-ja, e cila nuk dëshiron të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe tia lëshojë këtë post LDK-së si partia më e madhe në Bllok.
Partneri i këtij koalicioni, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar që ky post tu takojë nga dy vjet LDK-së dhe AAK-së.
Megjithatë edhe ky propozim është kundërshtuar nga këto dy subjekte, pasi që edhe LDK-ja edhe AAK-ja vlerësojnë se kryeministri u takon atyre.
/Zëri/