LDK do ta ketë kandidatin e vet për president
Prishtinë, 20 maj - Sadri Ferati mendon se në rast se presidenti i Kosovës do të zgjidhet nga populli, atëherë LDK-ja do ta ketë kandidatin e vet për president.
Sipas tij, nëse do të tejkalohet kriza eventuale e zgjidhjes së presidentit, koalicioni PDK-LDK mund ta çojë mandatin deri në fund.
Nëse zgjidhet në Kuvend sipas sistemit aktual, atëherë është herët të flasim, sepse ka mendime pro dhe kundër, ka thënë Ferati për Epokën e re.
Ai ka folur dhe për procesin zgjedhor brenda LDK-së. Ai ka thënë se nuk do të ishte e nevojshme një marrëveshje për liderin e partisë, ashtu siç ka propozuar Lutfi Haziri.
Ferati mendon se do të ishte mirë të jenë më shumë se dy kandidatë për kryetar të LDK-së.