LDK dënon sulmin kundër ushtarëve të KFOR-it
Prishtinë, 19 qershor - Lidhja Demokratike Kosovës dënon ashpër sulmin me granata dore në kampin e KFOR-it, në vendkalimin kufitar 31, në Bërnjak, sulm nga i cili është lënduar një ushtar farncez i KFOR-it.
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se sulmet e tilla janë sulme direkte ndaj rendit dhe ligjit, sulme kundër forcave që kanë mandatin për të garantuar lirinë e lëvizje dhe një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet KFOR-in në përmbushjen e misionit themelor që ka për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në tërë territorin e Kosovës e në radhë të parë në Veri të vendit, pjesë në të cilën strukturat kriminale, të ndihmuara e të financuara nga Serbia, po e cenojnë në vijimësi rendin dhe ligjin.