19 Janar 2025

LDK dënon hedhjen e ujit ndaj kryeministrit

Prishtinë, 10 mars – Lidhja Demokratike e Kosovës dënon hedhjen e ujit në drejtim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, nga deputeti i LVV-së, M.H, si dhe veprimet e tjera të pahijshme të disa deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron të papranueshme këto veprime, e veçanërisht sulmet e dhunshme të orientuara kundër kryeministrit Isa Mustafa, në drejtim të të cilit sot u hodh ujë nga një deputet anonim i opozitës, ndërsa pak ditë më parë nga militantë të maskuar të saj u hodhën kokteje molotovi mbi shtëpinë e banimit të kryeministrit Mustafa dhe familjes së tij.

LDK-ja kërkon nga organet kompetente që të marrin masat e duhura për parandalimin e akteve të tilla, ndërkaq nga deputetët e opozitës kërkon që përfundimisht të heqin dorë nga format e tilla vandale të sjelljes, me të cilat kanë neveritur opinionin vendor e ndërkombëtar.

Sa i përket deputetit M.H, LDK-ja i bën me dije se nuk është kjo forma përmes të cilës ai do të dalë nga anonimiteti dhe të vijë në shprehje në një shoqëri demokratike.

Lidhja Demokratike e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj të palëkundur për të qenë në shërbim të plotë proceseve zhvillimore dhe integrimeve euroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)