20 Janar 2025

LDK dënon djegien e veturës së Beqirit

Prishtinë, 7 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër djegien e veturës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Ky veprim i ulët kriminal, është sulm i drejtuar kundër institucioneve, përfaqësuesve legjitimë dhe kundër funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës.

I ndodhur në vazhdën e sulmeve kriminale që kanë ndodhur së fundi brenda dhe  jashtë institucioneve, edhe ky akt ka për synim zhytjen e vendit në kaos dhe anarki për përfitime politike të subjekteve të caktuara me agjenda të qarta antiperëndimore.

Lidhja Demokratike e Kosovës fton organet kompetente që të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarjeje kriminale me prapavijë të qartë politike dhe antishtetërore, si dhe fton partitë politike që muajt e fundit kanë futur në jetën politike gjuhën e molotovëve dhe të gazrave helmuese e veprimet e tjera të dhunshme, që të braktisin këtë rrugë të neveritshme, e cila cenon interesat madhore të qytetarëve dhe themelet e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson vendosmërinë e saj të palëkundur për të vazhduar rrugën tradicionale në mbrojtje të Republikës dhe institucioneve të saj, pa marrë parasysh veprimet e dhunshme dhe kërcënimet e njerëzve me agjenda dhe kauza rrënuese dhe antiperëndimore.

Republika e Kosovës do të ecë përpara në rrugën euroatlantike të vlerave demokratike perëndimore, me besimin e plotë të qytetarëve të saj dhe në partneritet të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e tjera mike, përkundër përpjekjeve të dështuara të anarkistëve dhe grupeve parapolitike rreth tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)