19 Janar 2025

LDK dënon ashpër djegien e mbrëmshme të makinave

Prishtinë, 17 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër djegien e mbrëmshme të makinave shtetërore në disa qytete të Kosovës.

LDK-ja shprehet thellësisht e brengosur për këto vepra kriminale, të cilat janë akte në vazhdën e veprimeve të dhunshme që persona dhe grupe të caktuara po kryejnë mbi institucionet, pronat private e publike dhe mbi përfaqësuesit legjitim të vendit.

LDK-ja kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë, që në përputhje të plotë me autorizimet e tyre ligjore, të zbulojnë nxitësit dhe zbatuesit e këtyre akteve, që po cenojnë rendin kushtetues dhe po tentojnë të zhysin vendin në kaos e anarki, me qëllim të përfitimeve personale e grupore.

Duke pasur parasysh zbulimin dhe arrestimin nga organet kompetente të individëve për të cilët ka dyshime të bazuara se kanë sulmuar me bomba molotovi shtëpitë familjare dhe makinat e zyrtarëve të institucioneve, të cilët rezultojnë të jenë aktivistë të një subjekti politik, LDK-ja i bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të distancohen nga këta individë dhe të dënojnë aktet e një nate më parë.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se dhuna dhe djegiet nuk mund të jenë mjete për realizimin e synimeve politike në një shoqëri demokratike.

Duke ftuar të gjitha subjektet politike për dialog dhe bashkëpunim institucional për avancimin e kauzave reale të qytetarëve të vendit, LDK-ja shpreh vendosmërinë e saj për të punuar me përkushtim në fuqizimin e gjithanshëm të proceseve demokratike dhe euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet e tjera mike

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)