28 Prill 2024

LDK: Deklaratat e pavërteta nuk shpejtojn intergimin e Kosovës në BE

Prishtinë, 30 dhjetor - Lidhja Demokratike e Kosovës, reagon ndaj siç ka thënë të pavërtetave që i shërbehen publikut nga Ministrja për Integrim Europian, Vlora Çitaku.

LDK mendon së është mëse e padrejtë dhe jo e sinqertë, që puna dhe projektet e organizatave tjera,  si dhe dështimet, të prezantohen si të arritura të Ministrisë që ajo drejton.

Ministrja Çitaku gjithashtu paraqet si sukses nisjen e dialogut për liberalizim të vizave, derisa LDK mendon se fillimi dhe oferta për dialog për liberalizim është meritë e të gjithë, spektrit politik të Kosovës dhe Shoqërisë Civile, pasi të gjithë kanë përkrahur këtë projekt.

Ministrja Citaku, sipas LDK-së ka dështuar në përcaktimin dhe definimin e detyrave që do të duhej t’i kryej deri në liberalizimin e plotë të vizave, përkatësisht të siguroj modelin më të favorshëm.

Deklaratat pompoze, fshehin edhe paqartësitë në aspektin kohor, pasi nuk japin data konkrete se kur fillon dhe sa do të zgjas implementimi i detyrave.

"Ministria e Integrimit ka dështuar të siguroj përfitimet, që përcillen paralelisht me hapjen e procesit të bisedimeve për liberalizim të vizave. Marrëveshjet për lehtësimin e vizave në mes të BE-së dhe shteteve tjera, përfshijnë një numër të lehtësimeve në procedurat për tu pajisur me viza për qytetarët e shteteve përkatëse."

LDK gjithashtu mendon se si rezultat i papërgjegjësisë së Ministres, dhe kredibilitetit tejet të ulët përballë Brukselit, Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Europë. Kjo Qeveri vazhdon të jap një imazh negativ për Kosovën, dhe si pasojë, pësojnë drejtpërsëdrejti qytetarët e Kosovës.

Premtimi i bërë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë, fillimisht në pranverë, pastaj në tetor dhe tani në janar, tregon dështimin e vazhdueshëm të Qeverisë.

Kjo sipas LDK-së i jep një hije edhe më të keqe kësaj qeverie, pasi që, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Thaçi pati premtuar se vizat për qytetarët e Kosovës do të hiqen brenda 15 muajve në rast të ardhjes së tij në pushtet, ndërkaq krejt çka qytetarët e Kosovës fituan në këtë rast, është nisja e dialogut për liberalizim të vizave, proces ky i cili, bazuar në praktikat e rajonit, mund të zgjasë nga 1 vit e gjysmë, deri në pothuajse 3 vjet.

Me këtë, LDK mendon se oferta për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave më BE-në, tregon se sa minimaliste janë kërkesat e Qeverisë së Kosovës në tavolinën e bisedimeve me Beogradin, dhe krejt kjo si pasojë e besueshmerisë së ulët të zyrtarëve qeveritarë përball Brukselit.

Ministrja Citaku, gjithashtu ka paraqitur si të arritura të saja disa projekte, por rasti i bursave për studime post-diplomike dhe hartimi i projekteve ndërkufitare, nuk janë meritë dhe përgjegjësi e Ministres Çitaku.

LDK i kujton Ministres për Integrime, se rasti i bursave për studime post-diplomaike është projekt i Komisionit Evropian, ndërkaq hartimi i projekteve ndërkufitare është meritë ekskluzive e Ministrisë së Pushtetit Lokal, komunave dhe organizatave të ndryshme në komunat përkatëse  te atij regjioni perkates.

Ministria gjithashtu prezanton si sukses dërgimin e përfaqësuesit të saj në Bruksel, por praktika tregon se ky emërim i pakoordinuar dhe pamenduar mirë, ka shkaktuar konfuzion.

Andaj, LDK vlerëson se Brukseli tani e ka më të vështirë të komunikojë më Kosovën, pasi vet Kosova ka disa adresa në Bruksel, të cilat nuk komunikojnë mes veti.

Ministria, gjithashtu lavdërohet me numrin e takimeve sektoriale, ndërkaq LDK nuk mendon se 7-të (shtatë) takimet sektoriale mund të cilësohen si sukses, dhe se numri i takimeve nuk është matës i suksesit.

LDK gjithashtu mendon se numri kaq i vogël i takimeve sektoriale brenda vitit, tregon paaftësinë dhe përkushtimin e Ministrisë ndaj agjendës Europiane.

Qeveria e Kosovës ka dështuar të adresoj vazhdimisht problemet dhe sfidat e paraqitura në Raportin e Progresit të cilat ndikojnë në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe adresimin e çështjeve sociale; duke ndikuar drejtpërdrejt në zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Ministria e Integrimit, në krye me ministren Vlora Çitaku, ka dështuar në sensibilizimin e aktorëve tjerë, posaçërisht ka dështuar të lobojë më fuqishëm me Parlamentin Europian, në adresimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)