LDK: Dadan Gashi u përpoq të përfitojë në emrin e familjes Rugova
Prishtinë, 20 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës në një reagim për media ka thënë se Ministri i Hashim Thaçi, Dadan Gashi, në dy raste u përpoq ta përdorë emrin e familjes së nderuar Rugova për ta sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
\"Përfaqësuesi i një liste fiktive po përpiqet që në prag zgjedhjesh të përfitojë në emrin e familjes Rugova dhe ta fshehë përkatësinë e tij politike si shërbëtor i Thaçi\", thekson LDK.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Familja Rugova ka qenë dhe është tepër e nderuar. Lidhjet e LDK-së me familjen Rugova kanë qenë dhe janë tepër të ngushta dhe të sinqerta. Janë lidhje të një subjekti me familjen e themeluesit të vet dhe në këtë mes nuk mund të hyjë askush.
LDK-ja ka vlerësuar se famija Rugova po kalon nëpër një situate të vështirë dhe se kjo nuk duhet të keqpërdoret nga asnjë eksponent. Tentativa për përdorimin nga kushdo qoftë të kësaj situate si argument politik kundër të tjerëvë nuk e ndihmon aspak familjen Rugova.
LDK-ja vlerëson se Dardan Gashi nuk e përfaqëson familjen Rugova dhe nuk mund të përfaqësojë politikisht asgjë rugoviane derisa vijon të jetë shërbëtor i z.Thaçi dhe i PDK-së.