LDK bëri homazhe të varri i Presidentit Rugova
Me këtë rast, kryetari Mustafa deklaroi: Sot, po i bëjmë nderime Presidentit Historik të Kosovës dhe Liderit të LDK-së, i cili vdiq para 6 viteve. Po i bëjmë nderimet themelusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriut i cili vuri themelet e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës.\"
\"Të gjithë ne kemi respekt shumë të lartë për veprën e tij, për urtësin dhe mençurinë e tij, për mënyren se si e udhëhoqi Kosovën, kur kërkohej dikush që ti përgjigjej zërit të intelektualëve, në mënyrë që të shuhej sistemi atëherëshëm diktatorial dhe që të fillonte pluralizmi politik dhe ndërtimi i demokracisë në Kosovës, theksoi Mustafa.